24,11,2024

Ky është teksti i plotë marrëveshjes Kosovë – Serbi nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Must Read

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kjo marrëveshje konsiderohet ekonomike dhe në paragrafim e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike si më poshtë.

  • Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.
  • Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.
  • Për më tepër, të dy palët do të angazhohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për  opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik.
  • Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Belgrade) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A’së dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të operacionalizuar sa vijon:
  • Autostrade e Paqes
  • Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Prishtinës dhe Merdares
  • Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Nishit dhe Prishtinës
  • Të sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
  • Për më tepër, projektet bilaterale
  • Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.
  • Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Facilitetin e Pikës së Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.
  • Both parties will join the mini-schengen zone, announced by Serbia, Albania and North Macedonia in Order 2019, and fully utilize its benefits.
  • Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A’së dhe subjekteve të tjera të Qeverisë së SH.B.A.-së, për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për qëllimin e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.


Presidenti amerikan, Donald Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e sotmja është ditë historike.

Ai e ka konsideruar si sukses të administratës së tij, që të arrijnë marrëveshje mes dy shteteve që për dekada kanë qenë në konlikt. Sipas Trumpit, ka pasur negociata të dështuara për ta zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është ditë historike. Jam i lumtur të njoftojë Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizim ekonomik. Shumë vite, dekada do të thojë, pas një historie tragjike dhe të dhunshme, dhe pas shumë negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re për të shuar ndarjet. Dy vendet kanë arritur një marrëveshje të madhe, diçka që askush nuk ka besua se do të jetë e mundur”, ka thënë Trump.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img