27,12,2024

Bacë, nuk po bahet

Must Read


          Proverbi ,,Bacë u krye”, më shtyri që ta filloj me ,,Bacë nuk po bëhet”.

Në diskutimet e sotme Bacë në Parlamentin e Kosovës, gjerë e gjatë u diskutua për ligjin e luftës, të sponsorizuar nga ish-Luftëtarët e Lirisë, diskutimet më banale, e shpesh herë të bezdisshme e të padurueshme.

Sot  kuptova Bacë nga të zgjedhurit tanë, se për të qenë vlerë e Lirisë së Kosovës, ishte dashur të ishin të vdekur të gjithë luftëtarët e UÇK-së, sikur ju Bacë. Për më shumë Bacë, në këto dy dekada të pasluftës, shumë është bërë lojë me ushtarët e tu, i kanë lënë nën mëshirën e kohës. Kanë mbetur sikur të ishin lypsar, e shumë nga këta bëjnë edhe jetë mizore me familjet e tyre.

Çdo herë Bacë, nëse provohet të bëhet një punë e mirë, për kohën të cilën e jetove edhe tij, në periudhën më të lavdishme të vitit 1998/99, spektatorët e skenës politike se kanë problem të përfitojnë individualisht edhe nëpër këto momente.

Dikush nga ata që ishin përkrah teje Bacë, janë shumë kundërshtues ndaj këtyre propozimeve, e çka është mjaft e rëndësishme, marrin bajrakun për ta kundërshtuar, e më pas u vjen pjesa tjetër e kundërshtuesve, të cilët nën mburojën e ish-luftarit tuaj, se kanë problem të flasin e të shpifin për skenar të mundshëm, të ngulitur në kokën e tyre.

Një pjesë tjetër Bacë, që të kundërshtuan atyre viteve me qëndrimet dhe veprimtarin tënde kundërshtuese ndaj regjimit okupues serb, sot provuan të pinë një gotë gjaku nga trupi juaj dhe i shumë Dëshmorëve të tjerë, provuan t’i humbnin edhe gjymtyrët e tyre, për të pasur mundësin e shfrytëzimit, për interesa personale, e duke nënvlerësuar kontributin e shumë veteranëve të tjerë, filluan e hedhin pluhur syve popullatës.

Kam ndëgju Bacë, se kishe zëmër të madhe, pa dyshim se po, sepse ia fale Kosovës po thuaj se tërë familjen. Ishe inspirim i qëndrimit heroik për shumë të rinj e të reja, të cilët rrokën armët për ti shtuar radhët e ushtrisë suaj. Sot ata djem e vajza janë të pavlerë, sepse nuk e kishin fatin tënd Bacë të vinin me ty në botën e përtejme. Sot ata janë pengesë e përditshmërisë Bacë, se di pse i le në këto anë e nuk i more me vete.

I lumi ti Bacë që nuk je në mesin tonë!.

Jam i bindur se nuk do ta kishe asnjë pikë vlerë!.

Nuk po thamë unë, kështu e dëgjova nga të përzgjedhurit e popullit, sepse do ta kishe përjetuar të njëjtën gjendje, sikur që po përjetojnë shumë nga ushtarët tuaj.

Bacë po tentohet të ndryshohet e vërteta historike, shumë nga ish-luftarët e tu presin një përgjigje. Tentimet për akte të tilla qyqare, sot i pamë Bacë, i dëgjuam me veshët tanë, kishin qëllime djallëzore Bacë, dolën për fushe. Nuk e besoj, sikur të ishe në realitetin tonë, ti duroje këto zhvillime. Duam një përgjigje nga ti Bacë, nga Dëshmorët e Kombit, si të sillemi, jeta është bërë e padurueshme, për çdo ditë jemi më të varfër se dje, fëmijët na pyesin për të vërtetën, e rrëfimet tona kanë dallime të mëdha me ato që i prezantojnë politikanët e ditëve të sotme.

Bacë, dikur para disa vite kamë pyetur vetën, nëse na duhet një zë revolucionar, një zë që mbron historinë tonë pa kushte, e sot e shohë mese të nevojshme.

Bacë shumë po luhet me neve, është mbushur kupa. Luftëtarët e tuaj janë në gjendje të vështirë emocionale, ekonomike e sociale, Bacë na kanë gjuajt për toke.

          Nuk i pe Bacë, se si ikën në fund të seancës, kur po diskutohej për nderin e ushtarëve e të ushtarëve tuaj, për historinë e tyre, për mundin e djersën e tyre.

          O gjakprishur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vetë populli, populli është vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ish-luftarët e Komandantit Legjendar Adem Jashari, nuk kërkojnë të mbrohen nga populli. Ata kërkojnë të mbrohen nga individët e skenës politike, që ia kanë shitur shpirtin djallit, ata që përgatisin dëshmi të rreme për tu gjykuar e persekutuar këta luftëtarë.

          Marre ju koftë.

          ,,Eu Kosovë, kurrë s’tu nda gazepi”

          Unë kamë shtet, besoj në shtetin tim!

Shkruan : Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img