Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi ka bërë të ditur se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet me 1 qershor.Minxhozi tha se pas hapjes së kufirit nga Shqipëria, presin që një gjë të tillë ta bënë edhe Kosova.“ Më 1 qershor përfundimisht do të hapet kufiri në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, shpresojmë se edhe Kosova do të marr një vendim të tillë në mënyrë që të jetë reciproke, por ajo që është me e rëndësishme do të ketë një hapje graduale në Shqipëri, do të ketë të njëjtat sjellje si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe të anës tjetër të kufirit”, tha Minxhozi.
S’do të ketë ngritje çmimesh për pushuesit në Shqipëri, por rregulla të reja në plazhe. Pandemia me Covid-19, bëri që shumë shtete të kenë humbje të mëdha në ekonomi, por kjo sipas Minxhozit, nuk do të ndikon që bizneset në Shqipëri t’i ngrisin çmimet gjatë kohës së pushimeve verore.“Ngritje të çmimeve nuk do të ketë kemi siguri nga të gjithë operatoret, hotelet restorante nuk do të ketë ngritje të çmimeve edhe mjetet e transportit që shkojnë anasjelltas flasim për autobusit nuk do të jetë përgjysmë por do të jene 80 % d.m.th. nuk do të kenë humbje në këtë drejtim, nuk shohim arsyeje se në mjetet e transportit të ketë ngritje të çmimeve”, tha ai
Ambasadori Minxhozi tha se gjatë ditëve në vijim qytetarët do të njoftohen nga institucionet e shëndetësisë për rregullat e reja në plazhe të cilat duhet t’i ndjekin të gjithë ata që dëshirojnë t’i vizitojnë plazhet e Shqipërisë.“Ne e kemi dhënë mesazhet tona që plazhi duhet të jetë i përbashkët si për Shqipërinë si për Kosovës si për të gjithë rajonet, por do të ketë masa më kufizuese se sa në kondita normale tani do të bëhen protokolle të veçanta në ditët ne vazhdim çdo qytetar ose çdo vizitor do të jetë i njohur me to, është e vështir të thuhet sa do të jetë distanca pasi që janë gjëra që i përkasin institucioneve të shëndetësisë ti thonë ato”, tha Minxhozi për Front Online.