27,11,2024

Vdes një person pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë

Must Read

Pasditen e sotme një 26-vjeçar nga Gjilani ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje për Express lidhur me rastin në fjalë

Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rënda kryesisht në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Ka ardhur me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakëderdhje nga veshet hunda dhe goja dhe fraktura te medha. Pra lendimet kane qene vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, lajmin se një person ka kërcyer nga njëri prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë për Express Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img