27,11,2024

Ndahen pagat për 41 mijë punëtorë të sektorit privat

Must Read

Ministria e Financave ka njoftuar se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ndarjen e pagave, sipas vendimit të Qeverisë për pakon emergjente, për 41 mijë punonjës përfitues, të sektorit privat.

Ky vendim vjen pas aprovimit nga komisioni i autorizuar për shqyrtimin e aplikacioneve, të atyre që kanë aplikuar për masën e 3-të.

“Bazuar në procedurat bankare, në llogaritë bankare sot i kanë pranuar mjetet 14,598 punonjës kurse të tjerët do t’i pranojnë ditën pasuese të punës. Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndante dy paga minimale për punëtorët e sektorit privat, që kanë hasur në vështirësi si pasojë e pandemisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img