28,08,2025

Në burg pa faj!

Must Read

Arta Tahiri-Beqa

Ishim në zhurmën tonë, dëgjonim e lexonim lajme për një virus por shpesh dhe i anashkalonim, na u dukej i largët nga ne ….

Ndërkohë që ishim të zënë, tepër të zënë me punët tona, ambiciet tona, egot tona, planet e projekte pafund!

Sa shumë bisedonim mes miqsh mungesën e kohës për të pushuar një ditë të vetme, një kafe me një familjar apo mik e biseda ashikësh.

Sa herë mendonim, ah sikur të kisha kohë të lirë e te lexoja këto libra që u pluhurosen pa i prek me dorë, se puna e jeta s’po na jep kohë! Shumë angazhime, objektiva pafund, e besa shpesh harronim të hanim dhe vaktet e ushqimeve, se sa për ushqim të shëndetshëm na dukej llukës i tepruar për të menduar!

Por, ky virus që në fillim na dukej e largët vetëm si informacione lajmesh, po fillonte të ishte me afër nesh.

Tani dhe ne jemi pjesë e botës së prekur nga ky virus.

Tani këtu përfundoj pothuajse çdo gjë për të filluar pothuajse çdo gjë! Jemi në një burg pa krim, një botë mes 4 muresh me kohë plotë!

Por tani që kemi kohë për çdo gjë që nuk kishim dikur, për kafet e shtëpisë, muhabetet me familjaret, për pushimin për librat e palexuar …

A jemi duke i bërë tani. Tani qe na u mundësua kjo, ne me shume se kurrë duam te jemi jashtë dhe atëherë kur na kanoset jeta jonë dhe e familjareve tonë.

Sa shumë kishim qenë të varur nga espressot, sa qe mezi presim alternativa për ta shuar nefsin pavarësisht rrezikut. Ne që shumicën e kohës rrimë te bllokuar në kohën e lirë pas teknologjisë, çuditërisht na kapi një dëshirë me dal e shëtit në natyrë.

Tani që kemi kohë për të lexuar librat e dëshiruar, çuditërisht e sorollatemi atë libër sa në një qoshe në një tjetër. A e kuptuam tani në ketë burg pa krim se gjerat varen nga vullneti e jo nga koha?

Vendet janë të njëjta, koha e njejtë, por jemi ne njerëzit që e bëjmë të ndryshmen!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img