03,05,2024

Masat ndaj COVID-19: Nga nesër pritet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

Must Read

Qeveria e Kosovës sonte pritet t’i publikoj masat e reja pas shfaqjes së virusit COVID-19 edhe në Kosovë.

Masat e ekzekutivit kosovar, siç merr vesh KALLXO.com, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritët të ndahet në dy kohë të ndryshme.

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Vendimi pritët të votohet sonte në mbledhje të qeverisë, e cila mbahet në formë virtuale.

Në Kosovë deri më tani është vdekura një person nga virusi COVID-19 ndërsa janë mbi 30 raste të konfirmuara si të infektuar.

Dje gjatë ditës, kufizime në qarkullim kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img