01,05,2024

COVID-19: Gjermania shqyrton mundësinë e orës policore mbarëkombëtare

Must Read

Qeveria gjermane është duke shqyrtuar mundësinë e imponimit të një ore policore mbarëkombëtare për të penguar përhapjen e koronavirusit. Helge Braun, shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, tha për javoren “Der Spiegel” se qeveria së pari do të shikojë sjelljen e popullatës këtë fundjavë për të parë nëse kufizimet e lëshuara së fundmi janë ndjekur.

“E shtuna është një ditë e rëndësishme. Ne kemi vëmendjen tonë në atë ditë në veçanti”, tha ai. Merkel planifikon të takohet të dielën me kryeministrat e 16 shteteve federale gjermane për të shqyrtuar masat antikoronavirus dhe të diskutojë mbi masat e mundshme të mëtejshme.

Gjermania është vendi i tretë i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës. Ditën e premte, rastet e konfirmuara të koronavirusit u rritën në 16 666 dhe numri i vdekjeve ka arritur në 44, sipas statistikave të lëshuara nga autoritetet lokale të shëndetit.

Në fillim të kësaj jave, qeveria e Gjermanisë u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë të gjitha angazhimet sociale, dhe vendosi të mbyllë dyqanet, baret dhe vendet sportive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por raportet për vazhdimin e tubimeve dhe piknikëve nëpër parqe në të gjithë vendin ngritën thirrjet për orë policore mbarëkombëtare në vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img