28,11,2024

I infektuari nga Lipjani me coronavirus: Të hënën isha në spital, më thanë se nuk i kam simptomat

Must Read

Pacienti i fundit i cili rezultoi pozitiv me coronavirus në Kosovë ka folur në Klan Kosova lidhur me gjendjen e tij.

Ai ka thënë se kishte shkuar për tu testuar, mirëpo nga mjekët e kishin refuzuar me arsyetimin se nuk kishte simptoma të virusit COVID 19.

E pas kësaj, ai është kthyer në shtëpi në Lipjan, ku është takuar edhe me një numër njerëzish të tjerë.

“Sot e kam marrë informacionin kurse të hënën kam qenë në infektivë për testim por më kanë dërgu në shtëpi me arsyetimin se nuk kam simptoma por unë tërë ditën kam pasë shqetësime. Pasi kam shku herën e parë që ka qenë në infektivë që më kanë thënë se nuk e kam, kam pas kontakt me njerëz. Nuk më kanë bë test, vetëm më kanë thënë shko në shtëpi”.

Ai madje thotë se as në aeroportin e Prishtinës, pasi kishte mbërritur nga Gjermania, ku ai jeton e vepron, nuk i është bërë asnjë kontroll.

“Me datën 11 kam ardh, kam pas kontakte me shumë njerëz por kur kam ardhë në aeroport nuk kemi pas kurrfarë kontrolle”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img