29,04,2024

Kthehet prapa në Kroaci autobusi me udhëtarë nga Italia që ishte nisur për Kosovë

Must Read

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë kthyer prapa në Kroaci, një autobus me udhëtarë nga Italia, i cili ishte nisur për në Kosovë.

Ai ka thënë se nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë, ndërsa ka ripërsëritur që çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër, njofton Klan Kosova.

”Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.

Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.

Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img