25,11,2024

Në mbrëmje dalin rezultatet për dyshimet e rasteve të reja me koronavirus

Must Read

Mostra të reja të pacientëve të cilët dyshohet se janë prekur nga virusi Covid-19, ose i njohur ndryshe si koronavirusi, janë duke u analizuar në IKSHP. Rezultatet e këtyre analizave pritet të dalin në orët e para të mbrëmjes së të hënës.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët janë pranuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi. Analizat për ta janë marrë si dhe janë duke u punuar në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita, tha se katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të një pacienti të diagnostikuar si pozitiv me koronavirus, më 13 mars.

“E gjithë familja ka qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, shkroi në Facebook ministri Vitia.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, ka testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta për koronavirusin e ri SARS-CoV-2.

Prej tyre janë konfirmuar trembëdhjetë raste të prekur nga Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Ndryshe në klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë gjithsej 125 shtretër. Prej tyre vetëm gjashtë kanë respiratorë. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë infektologu, Valbon Krasniqi.

Respiratorët përdoren për filtrimin e ajrit nga ndotësit te pacientët që janë të prekur nga sëmundjet e rënda.

Megjithëkëtë, më shumë se 1,400 persona i janë drejtuar me thirrje telefonike Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për të kërkuar ndihmë, në lidhje me shqetësimet e tyre rreth koronavirusit.

Ky institut ka instaluar numrin e telefonit 038 200 80 800, përmes të cilit të gjithë qytetarët që kanë shqetësime rreth koronavirusit dhe infeksionit me sëmundjen Covid-19, mund të marrin informata nga profesionistët shëndetësorë.

Era Pireva, zëdhënëse në këtë Institut, i tha Radios Evropa e Lirë se ky numër funksionon vazhdimisht dhe se deri më tani mbi 1,400 qytetarë kanë kërkuar ndihmë.

Ata, sipas Pirevës, kanë marrë informata se ku duhet të drejtohen në rast të paraqitjes së shenjave klinike të sëmundjes COVID19.

Ndryshe, nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat që të jenë të gatshme në rast të ndonjë kërkese nga shteti, lidhur me koronavirusin.

Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka thënë se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës i kanë përfaqësuesit e tyre në dy komitete: Komitetin për menaxhimin emergjent të situatës për koronavirus dhe Komitetin për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse.

Këto dy komunitete janë krijuar në nivel vendi për menaxhimin e situatës që kanë shkaktuar rastet me koronavirus.

Kosova ka aktualisht 15 njerëz të prekur, me dy rastet e konfirmuara sot..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img