28,11,2024

Familja në Klinë ku po qëndronte shtetasja italiane që rezultoi pozitiv, vendoset në karantinë

Must Read

Pas konfirmimit të informacionit se një shtetase Italiane e cila po qëndronte në Klinë ka rezultuar pozitive me virusin corona institucionet kanë nisur ti vendosin në karantinë disa familje që kjo shtetase ka pasur kontakte me ta.

Kallxo.com merr vesh se shtetasja Italiane ka arritur në Kosovë para pesë ditësh dhe punonte në një kamp të Caritasit.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i shëndetësisë në Klinë dr. Hekuran Sejdiu. E njëjta sipas tij pasi është dyshuar është dërguar në QKUK ku po merr trajtim.

Dr Sejdiu ka shpjeguar se kanë identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me këtë shtetase dhe të gjithë janë duke u kontaktuar për tu vendosur në karantinë.

“Jemi së bashku me policinë e institutin duke i vendosur në karantinë në shtëpitë e tyre këta persona “ka thënë Sejdiu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img