Mbrëmë është mbajtur festivali i famshëm i këngës në Itali, “SanRemo”.
E veçanta e kësaj ngjarjeje ishte se për herë të parë festivali italian është drejtuar nga një shqiptare.
Alketa Vejsiu ishte një nga moderatoret e “SanRemos”. Por, ka diçka edhe më të veçantë që lidhet me shqipet.
Femra që mori vëmendjen më të madhe me dukjen e saj, Georgina Rodriguez është veshur nga kreatorja ferizajase, Lia Stublla.
Dy fustanet perlë të saj janë produket i Lias dhe për këtë duhet të ndihet e lumtur modelja kolumbiane, por mbase edhe i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo.
Dukja dhe veshja e Georginas kanë mbuluar ballinat rozë në shumë media ndërkombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që Lia ka arritur ta veshte kaq bukur një person të famshëm, siç është Georgina.