20,11,2024

Kurti e çon në referendum partiak Marrëveshjen me LDK’në

Must Read

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sot do të nisë referendumi në partinë e tij për të aprovuar marrëveshjen e arritur me LDK’në për bashkëqeverisje.

Në konferencën për shtyp pas arritjes së pajtimit me LDK’në, Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka filluar përgatitjet për referendum partiak.“Punët veç kanë nisur për referendumin në Vetëvendosje. LDK do ta çojë marrëveshjen në Këshillin e Përgjithshëm. Kështu e parashohin statutet e subjekteve tona”, ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje bazuar në Statutin e partisë obligohet të organizojë referendum për secilën marrëveshje për bashkëqeverisje.

Të njëjtin model e ndjekin edhe kur votojnë Shefin e Partisë.

Bazuar në të dhënat e VV’së janë mbi 40 mijë anëtarë të kësaj partie që do të japin votën e tyre pro apo kundër që Albin Kurti të bëhet Kryeministër në marrëveshjen e arritur sot me LDK’në pas një beteje 120 ditore.

Referendumi do të përfundojë brenda ditës në mënyrë që lideri i VV’së të shkojë nesër për në Parlament me aprovim partiak.

Ndërkohë, marrëveshja është arritur 119 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese.

Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kishin ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.

Deri më tash VV dhe LDK kishin dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.

Në fund ishin bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzonte të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Kurti kishte thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh. Madje, kishte thënë se s’janë monarkë që bazuar në vullnete personale të luajnë me njerëzit nëpër pozita shtetërore.

Ndërkohë, marrëveshja është arritur 119 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kishin ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.Deri më tash VV dhe LDK kishin dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.

Në fund ishin bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit.

Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzonte të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Kurti kishte thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh. Madje, kishte thënë se s’janë monarkë që bazuar në vullnete personale të luajnë me njerëzit nëpër pozita shtetërore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img