11,09,2025

Synimi i KN “Kastrioti” për ndërtimin e pishinës së mbuluar po realizohet

Must Read

Kryesia e KN “Kastriotit” nga Ferizaj falënderon Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, deputetin e Palamentit të Kosovës z. Elmi Reçica dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës nga Komuna e Ferizajt si dhe sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës z. Astrit Haliti të cilët bënë të pa mundurën që pishina gjysmë olimpike të vijë në Komunën e Ferizajt.

Nuk mundemi pa i falënderuar edhe Kryesuesen e Asamblesë Komunale zj. Kristina Gashi-Bytyqi dhe Drejtoreshën e DKRS-së Xhemile Murati-Shabani si dhe gjithë delegatët e Asamblesë Komunale për kontributin e tyre që ndanë parcelën komunale për ndërtimin e Pishinës së mbuluar gjysmë olimpike.Urime për gjithë komunitetin , sportin e në veçanti sportistëve të sporteve ujore!, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Klubi i Notit “Kastrioti” në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img