02,05,2024

VV dhe LDK pritet të nënshkruajnë sonte koalicionin

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të nënshkruajnë sonte marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Burime të Periskopit, nga takimi i mbrëmshëm i dy partive, thonë se ‘dy palët janë përafruar në Prapashticë’ dhe se ‘sonte sipas të gjitha gjasave mund të ketë koalicion’.

Po ashtu është raportuar se dy partitë në orën 17:00 nisin një takim në ambientet e Universitetit Amerikan, ku është ligjërues Besnik Bislimi i Vetëvendosjes.

Sipas burimeve brenda takimit në Prapashticë, dy partitë janë pajtuar që të ndajnë shumicën e posteve.

Në ketë mënyrë, Vetëvendosje pritet të dorëzohet edhe përballë kërkesave kryesore të LDK-së, që kanë qenë Kryeparlamentari deri në zgjedhjen e Presidentit.

Megjithëse Vetëvendosje pati deklaruar se nuk mund të plotësojë këto kërkesa, si duket në 24 orët e fundit e më tepër, ka ndërruar mendje./Periskopi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img