23,12,2024

LDK: Tash koha është e afatizuar, Vetëvendosje të veprojë shpejt që ta arrijmë marrëveshjen

Must Read

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se në mbledhjen e mbajtur sot kryesia ka trajtuar situatën politike në vend pas mandatimit të Albin Kurtit nga ana e presidentit të vendit. Tutje, zëdhënësi i LDK-së shton se LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve.

“Në mbledhjen e mbajtur sot Kryesia trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e presidentit. LDK vlerëson se vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike me që tash implemetimi politik i vullnetit qytetarit të shprehur në zgjedhje është i afatizuar, LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me LV-në që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve”, thotë ai.

Besian Mustafa ka shtuar se marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues ku nënkuptohet që kryeparlamentari i shkon Lëvizjes Vetëvendosje është opsioni i fundit me të cilin ata negociojnë. LDK ka ftuar LV-në që si parti e dalë e para nga zgjedhjet të merr përgjegjësinë për formim të institucioneve.

“Kryesia e LDK konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton rezultatin e zgjedhjeve. LDK e fton Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja që të veprojë shpejtë për të arritur marrëveshje me LDK-në”, ka thënë ai./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img