03,05,2024

Bytyqi: MAShT-i nuk është fajtor për dështimin në PISA

Must Read

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi ka mbajtur një konferencë për medie pas publikimit të rezultateve të testit PISA në të cilën Kosova renditët ndër shtetet e fundit .

Bytyqi ka thënë se MAShT-i nuk është fajtor për rezultatet e PSIA-s, pasi sipas tij, nuk kanë pasur kohë që të përgatiten.

Bytyqi ka thënë se për këtë rezultat të testit PISA duhet të gjendet fajtori dhe se më së paku MAShT-i është përgjegjës

“Nga çka kemi thënë se ne presim rezultate më të mira dhe sot ka disa përmirësime më të mira. Dhe ketë e kemi thënë sepse organizimi ka qenë më i mirë. Tani se kush është përgjegjës ne duhet të diskutojmë në tërësi sepse më së pakti jemi ne, sepse e kemi marrë në kohën vetëm tre muaj para testit. Ne duhet ta shikojmë sistemin arsimor, sepse ky test bëhet në shkollë. Duhet të shikojmë të merremi me kurrikula”, ka thënë Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img