23,10,2025

Flet zyrtari i LDK-së: Presim që marrëveshja me VV-në të përfundojë sot

Must Read

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për momentet kur në Kuvend të Kosovës po mbahej takimi në mes të liderëve për të arritur koalicionin LDK-VV.

Zemaj tha për T7 se presin që sot të përfundojë marrëveshja.

“Presim që sot të përfundojë marrëveshja LDK-VV. LDK nuk po kërkon shumë sepse nuk jemi shumë në dallim me vota, më shumë detaje nuk kam sepse nuk kam qenë pjesë e takimeve”, ka shtuar Zemaj.

T7 ka provuar që të kontaktojë për prononcim edhe Lutfi Zharkun dhe Naser Osmanin që ishin duke qëndruar në selinë e partisë, por, që ata nuk kanë dashur që të flasin për media, pasi që thanë nuk ishin të autorizuar nga partia për të folur për këtë temë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img