27,11,2024

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së Shpend Maxhuni

Must Read

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke e falënderuar atë për punën e deritanishme.

Në ditën e dorëheqjes Haradinaj ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut.

“Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”.

Maxhuni nuk ka dhënë arsyet e dorëheqjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img