26,11,2024

JO votë për mercenarët e Shoqërisë Civile

Must Read

Nehat Mustafa

Kosovës, e keqja më e madhe i vije nga subjektet politike të cilat sipas modelit agjenturor rekrutojnë pjesëtar të Shoqërisë Civile dhe të njëjtit pastaj i përdorin si zëdhënës të tyre dhe krejt kjo në emër të “zërit qytetar”.
Ata të cilët shfrytëzuan Shoqërinë Civile për interesa të subjekteve politike, nuk janë asgjë tjetër pos mercenarë të mendimit të lirë, tek të cilët e pakuptueshmja e djeshme lehtësisht bëhet e kuptueshme deri në shkallë kauze.

Ish analistët e Shoqërisë Civile të cilët garojnë në zgjedhje ( duke keqpërdorur punën dhe mundin e mijëra aktivistëve të sinqertë) janë kandidat pa identitet politik, prandaj ata janë marioneta që nuk meritojnë të votohen nga qytetarët . Le të kërkojnë vota nga kasta e tyre mashtruese dhe le ta marrin kështu vendin që e meritojnë mercenarët mashtrues.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img