16,06,2025

Fifi zbulon projektin e së ardhmes, paska super dëshirë

Must Read

Të gjithë artistët kanë planet e tyre në kokë të cilat i ëndërrojnë dhe padiskutim punojnë çdo ditë që në të ardhmen t’i realizojnë. Mirëpo jo gjithmonë këto dëshira i tregojnë “me zë të lartë”, disa herë për të ruajtur autenticietin dhe herë të tjera për të mos shtuar pritshmëritë tek fansat përpara se t’ia dalin.

Megjithatë Fifi, sportive dhe gjithnjë e drejtpërdrejtë e ka shprehur hapur një dëshirë lidhur me karrierën e saj teksa ka qenë e ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të “Shiko kush Luan” pasi prej një incidenti nuk mundi të ishte këngëtarja në hapjen e emisionit.

“Dëshira ime e madhe është që të bëj një musical shoqeruar edhe me balerinë” – është shprehur Fifi.
Duke marrë parasysh se ajo e shijon live-in, skenën dhe gjithashtu performancën besojmë se nuk do të jetë i largët momenti kur ta realizojë këtë dëshirë të bukur të sajën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img