14,09,2025

Katër muaj pas intervenimit në lukth, ja sa ka ndryshuar Fifi në pamje (VIDEO)

Must Read

Në muajin Maj, Fifi bëri të ditur se do t’i nënshtrohet intervenimit për vendosjen e balonës gastrike në lukth si një tentativë për të humbur dukshëm peshë.

Një gjë e tillë ishte e nevojshme për këngëtaren për shkak të problemeve me boshtin kurrizor të cilat mund të përkeqësoheshin shkaku i peshës. E katër muaj nga ky intervenim, rezultatet janë mëse të dukshme.

Në videon e fundit të postuar në rrjete sociale, Fifi shihet dukshëm më e dobët duke vulosur suksesin e këtij intervenimi.

Kjo balonë i ka ofruar Fifit ndjenjën e ngopjes pa konsumuar shumë ushqim dhe do të jetë e përkohshme.

Brenda 6-12 muajve, këngëtarja do të shtrihet sërish në spital për të hequr balonin teksa sipas literaturës në internet kjo metodë mundëson rënien në peshë nga 14-19 kilogramë për periudhën e cekur, varësisht nga individi. /Prive.al

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img