13,12,2025

Këngëtari shqiptar: Jam i lumtur që jam pjesë e ‘UNICEF’

Must Read

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi është bërë pjesë e ‘UNICEF’ për të iu dal në ndihmë personave në nevojë.

Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Enisi u shpreh se është i lumtur që është pjesë e ‘familjes’ se organizatës e cila ndihmon familjet dhe personat në mbarë botën, shkruan Indeksonline.

“Familja është fjala më e bukur në botë. Jam i lumtur që jam pjesë e Unicef që të iu ndihmoj fëmijëve dhe familjeve që kanë nevojë në mbarë botën”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë së postuar.

Ndryshe, Enisi po vazhdon të jetë aktive edhe me projekt muzikore, kënga e tij e fundit ‘Melodi’ u publikua vetëm pak ditë më parë e cila erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img