26,12,2024

Bullgari – Kosovë, ky lojtar rrezikon ta humbë lojën tjetër nëse ndëshkohet sonte!

Must Read

Bullgaria dhe Kosova do të luajnë sonte në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2020. Në këtë ndeshje rrezikon ta humbë takimin tjetër vetëm një futbollist, nëse ndëshkohet me karton të verdhë

Gjithçka është gati për ndeshjen e sontme kualifikuese të Evropianit 2020 ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Të dyja ekipet kombëtare janë në kërkim të fitores së parë në këtë kampanjë kualifikuese.

  • Bulgaria’s midfielder Ivelin Popov (L) and Norway’s midfielder Ole Kristian Selnaes vie for the ball during the UEFA Nations League group stage football match between Norway vs Bulgaria in Oslo on October 16, 2018. (Photo by Cornelius Poppe / NTB Scanpix / AFP) / Norway OUT (Photo credit should read CORNELIUS POPPE/AFP/Getty Images)

Kosova vjen me disa mungesa të rëndësishme si ajo e Hekuran Kryeziut, Herolind Shalës, Valon Berishës e së fundmi edhe të Arbër Zenelit.

Ndërkaq, për fatin e mirë të “Dardanëve”, asnjë futbollist nuk rrezikon ta humbë ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen me karton të verdhë.

Nga ana tjetër, tek vendësit Ivelin Popov është i rrezikuar pasi që, nëse ndëshkohet sonte me karton të verdhë, do ta humbë takimin e radhës të bullgarëve.

Ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës do të zhvillohet sonte në Sofje nga ora 20:45. /Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img