Loredana Zefi javë më parë u shndërrua në personazhin më të përfolur në media, si shkas i akuzave nga një çift zviceran rreth të pesëdhjetave.
Këta të fundit e kanë akuzuar për vjedhje, zhvatje parash dhe vënie në lajthitje, e krejt kjo ngjarje tashmë ka kaluar në organet e drejtësisë.
Duket se besimin ndaj rap-artistes e kanë shprehur disa personazhe publike, një ndër to edhe kolegia e saj, Filoreta Raçi – Fifi.
Loredana publikoi së fundmi një video në llogarinë e saj personale në Instagram, duke folur rreth pafajësisë së saj lidhur me ngjarjen.
Të njëjtën video, Fifi e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke i ofruar mbështetjen e saj rap-artistes në fjalë.
“Loredana, Edhe pse nuk njihem personalisht, si të Ferizajt qe jena dyja, sido që kjo histori shkon, e ke mbështetjen time, vajzë! Unë jam me ty!”, ka shkruar Fifi në InstaStory.