Është duke u shënuar 20-vjetori i Betejës së Koshares , ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të përkujtuar ditën kur ndodhi thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Në ktë ditë nuk u shënua vetëm një fitore morale për UÇK-në, por hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.
Manifestimi Tradicional ‘Ditët e Shqipes 2019’- për nder të Betejës së Koshares është duke u mbajtur tani dhe të pranishëm në këtë shënim janë edhe shumë fytyra publike.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha janë të pranishëm në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares.
Pas homazheve të bëra në varrezat e dëshmorëve tanimë është duke u zhvilluar edhe tubimi përkujtimor në shënimin e këtij 20 vjetori./Indeksonline/