22,04,2025

Rrëfehet zvicerania 75-vjeçare, tregon pse e vrau djalin 7-vjeçar nga Kosova

Must Read

Një 75 vjeçare nga Zvicra, dy javë më parë vrau një 7 vjeçar nga Kosova. Ajo ka shpjeguar arsyen e aktit, duke thënë se bëri këtë gjë në mënyrë që ta dëgjonin të tjerët.

Zvicerania, e cila para dy javëve vrau shtatëvjeçarin shqiptar, Mërgim L., që ishte duke u kthyer nga shkolla në Bazel, ka treguar arsyen se pse e bëri këtë veprim.

Menjëherë pas vrasjes së shtatëvjeçarit, ajo kishte njoftuar autoritetet që sapo kishte vrarë një fëmijë.

Siç transmeton Blick.ch, arsyeja se përse ajo e ka bërë këtë gjë është sepse ajo e ndjente që autoritetet nuk po e merrnin seriozisht.

“Më kishin dëbuar nga banesa ime, kështu duke mos më dhënë mundësi për t’u kthyer më në të. Askush nuk më dëgjonte tek autoritetet. Kështu që duhet të bëja diçka, në mënyrë që të dëgjohesha”, ka thënë ajo për Telebasel.

Një e përditshme franceze ka raportuar që e moshuara ishte e njohur për dekada si një person që bënte probleme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img