28,04,2024

Kërcënohet prokurori në Ferizaj pas seancës gjyqësore

Must Read

Është sulmuar, ofenduar e kërcënuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Aliu, njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës.Por zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, A

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një reagimi për media kanë shprehur shqetësimin për ‘aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare’.

Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.

“KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre”, theksohet në reagim.

Gjithashtu në reagim theksohet se “KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img