09,05,2024

“Luboteni” fitues i Kupës së Kosovës

Must Read

Ekipi ferizajas KV “Luboteni” është ftues i Kupës së Kosovës në volejboll.

Ndeshjen për Kupën e Kosovës e zhvilluar në  Sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 3: 0 në të mirë të volejbollistëve ferizajas të KV “Luboteni” kundër ekipit Prishtinas, “Prishtina Volley”

Është kjo kurorëzim i sukseseve të cilat klubi volejbollistik “Luboteni” ka arritur në garat e fundit e ku edhe në garat për Kupën e Kosovës ka hyrë si favorit.

Rezultatet në seta ( 25:22, 25:19 dhe 25:20 ) treguan se ferizajasit edhe në këtë takim ishin shumë më të mirë se kundërshtari dhe nuk lanë vend për befasi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img