28,11,2025

Paraburgim ndaj të dyshuarit B.B. për veprën penale përvetësimi në detyrë

Must Read

Ferizaj – 15 mars 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.B shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK.

I pandehuri dyshohet se më 27 dhjetor 2018, në Ferizaj, përkatësisht në kompaninë KEDS – Distrikti Ferizaj, në cilësinë e personit përgjegjës – arkëtarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar pasurinë e kompanisë KEDS të realizuar nga inkasimet – pagesat ditore të energjisë dhe atë në shumë prej 43994394 euro, e cila pasuri i ishte besuar atij për shkak të detyrës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img