28,11,2025

Përfaqësues të UShAF, të prirë nga Rektori Bajraktari, qëndruan për vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë

Must Read

Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri”, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Bujar Pira dhe Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë.

Ky ishte takimi i parë dy ditorë i Komitetit për Sigurimin e Cilësisë i projektit, i cili u mbajt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salzburgut dhe kishte për qëllim angazhimin e partnerëve të projektit në menaxhimin e tij, në mënyrë që të sigurojnë cilësinë e projektit dhe të aktiviteteve të projektit konform standardeve, si dhe kërkesave projektit.

Në këtë takim morën pjesë nga 3 përfaqësues të të gjitha institucioneve partnere të projektit.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UShAF kishte takime të ndara me përfaqësues të  Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, me të cilët UShAF ka një bashkëpunim 12 vjeçar, për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme në të ardhmen.

Projekti “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri” është projekt i programit Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian, ku UShAF është partner në projekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img