07,05,2024

Mëngjes i lutjeve në Prishtinë-Haradinaj ndjehet i bekuar me miqtë amerikan

Must Read
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shtruar sot mëngjes për delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë dhe personaliteteve nga vendet tjera.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka postuar një foto ku ka shkruar se ka kaluar sot një mëngjes lutjesh me miqtë e tij të çmuar.

“Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img