04,05,2024

Kokainë e armë në shtëpinë e një mërgimtari në Ferizaj

Must Read
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit (i cili jeton në shtetet perëndimore), i janë gjetur dhe sekuestruar: 4.93 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, disa ngjitës letër trakë, tri kartela të numrave telefonikë, një elektroshok, tre krehër me 35 copë fishekë dhe dy pistoleta.

Të dyshuarit në fjalë në shtetin e Shqipërisë, i është kapur vetura me substancë të dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar, njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin. 

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, mëngjesin e djeshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img