Ora 19:00
Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarëve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas informatave zyrtare nga gazetari ynë në teren, numri i viktimave ka arritur në gjashtë.
Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.
Ndrysh, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikë pagesës së parë. Në fashtin Llaskarcë.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.
ALSAT tentoi të vinte kontakt edhe me pronarin e kompanisë Durmo Tours, por nuk morëm përgjigje.
…………………………………………
Shkup, 13 shkurt – Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.
Ndërkaq personat e lënduar po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin 8 shtatori në Shkup.
………………………………………………………….
Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar ose viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës .