29,11,2024

Pacient i Eloidës edhe Sabri Fejzullahu

Must Read

Tetëmbëdhjetëvjeçarja Elodia Alija, nga Ferizaj, e prekur nga sindroma Down, po thyen të gjitha paragjykimet e shoqërisë, duke u bërë asistentja e parë e një stomatologu. Por si duket ajo ka filluar të bëhet edhe e preferuara e shumë klientëve.

Së fundi Eolida kishte klient edhe këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahun.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes rrjetit social ku ka shpërndarë edhe një video.

“Pata nderin dhe kënaqësinë që në klinikën @briliantdent tek Dr. Burim Buzhala në Ferizaj ta takoj punonjësen e re, Eloidën, e cila me dashurinë e saj rrëmben zemra! Kjo vajzë është një mrekulli në vete.
Lum si Burimi me që me humanitetin e zemërgjerësinë e tij ka bërë veprim të madh me rastin e punësimit të Eloidës, duke i thirrë kështu mendjes dhe ndërgjegjes së popullit dhe udhëheqësisë në trojet tona.
Mos qoftë ky akti i vetëm. Le të vazhdojmë ti përkrahim njerëzit me Sindromën Dawn.” ka shkruar Sabri Fejzullahu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img