27,11,2025

Rregullorja për taksat me ndikimin pozitiv në të hyrat buxhetore të komunës

Must Read

Rregullorja e re për taksat dhe tarifat ka marr për bazë interesat e qytetarëve, biznesit por edhe të komunës.

Me këtë rregullore vërehet se ka lëvizje të tarifave nëpër veprimtaritë e ndryshme por që nuk e cenojnë buxhetin e komunës.

Ndryshimi i saj është bërë me kërkesën e drejtorive, por që rregullorja ka kaluara nëpër procedurat e nevojshme, ku nuk është përjashtuar edhe pjesëmarrja e qytetarëve dhe bizneseve. Rregullorja e re e taksave dhe tarifave komunale e miratuar kohë më parë nga Kuvendi komunal po mendohet se do ta ketë ndikimin pozitiv në të hyrat buxhetore të komunës.

Drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, gjatë një bisede për Televizioni Liria , ka shpjeguar se kjo rregullore cakton tarifat e taksave, ngarkesave, gjobave dhe shërbimeve që zhvillohen me procedurë në komunë.

Për nga vlera e të hyrave që siguron vjen menjëherë pas tatimit në pronë, madje ndryshimi i saj po thuhet e është bërë nga nevojat që kanë pasur drejtoritë komunale, por edhe kërkesat e qytetarëve. dhe bizneseve .

Për më tepër mësohet se komuna e Ferizajt gjeneron të hyra nga kjo rregullore, që kryesisht lidhen me veprimtaritë e drejtorive dhe nevojën e qytetarëve dhe bizneseve.
Shikuar në aspektin analitik, kjo rregullore krahasuar me rregulloren e kaluar ka bërë ulje ngritje të shumave për veprimtaritë e caktuara gjithmonë duke mos e cenuar interesin qytetarë por edhe komuna të mund të gjeneroj të hyra. .
Ndryshe nga pozicioni i të hyrave vetjake komuna e Ferizajt vitin e kaluara ka grumbulluara 5.2 milion euro. Kur kësaj i hiqet shuma nga tatimi në pronë që sillet diku prej afro 1.8 milion euro, shuma nga taksat dhe tarifat del që të jetë afro 3.4 milion, shumë kjo q ë qytetarëve të komunë tu kthehet përmes investimeve kapitale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img