27,11,2024

Elmi Reçica: PDK-ja nuk e përkrah idenë e korrigjimit apo shkëmbimit të territorit me Serbinë

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, në një intervistë për Ballkani.info ka folur lidhur me zhvillimet e fundit të Kosovës, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme, pastaj rreth pezullimit të taksës, reagimit të BE-së për vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën.
Reçica tutje ka komentuar edhe Gjykatën Speciale, si dhe idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve.
Reçica thotë se nuk beson që do të ketë zgjedhje “Kosova ka prioritete tjera, ka probleme tjera, ka çështje tjera që duhet zgjidhur. Është agjenda evropiane në radhë të parë, që Kosova duhet të ec përpara. Është çështja e dialogut që duhet të përmbyllet me Serbinë, që duhet të finalizohet sa më shpejt me njohjen e shteteve dhe me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pra, ka prioritete të zhvillimit ekonomik, forcimit dhe fuqizimit të arsimit, të shëndetësisë dhe çështjeve tjera. Ndërsa, zgjedhjet janë në kohë të caktuar dhe do të mbahen atëherë kur do të vjen koha e caktuar për zgjedhje”tha Reçica.

I pyetur se nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, a është e gatshme PDK t’i hyjë garës dhe se me cilin subjekt do të lidhë koalicion parazgjedhor.

“PDK gjithmonë është e gatshme për zgjedhje dhe ka qenë gjithmonë e gatshme për zgjedhje.
Është herët për të menduar diçka të tillë, por PDK është gjithmonë e hapur dhe ka dëshmuar që është e hapur dhe në interes të vendit është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë që funskionojnë në Kosovë”u shpreh Reçica.

Më tutje Reçica foli edhe për taksën e vendosur nga Qeveria Haradinaj si dhe për kërkimin e pezullimit të taksës nga SHBA-të“Tarifa doganore që është vendosur për mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës është sukses i Qeverisë dhe koalicionit qeverisës, dhe nuk do të duhej ndarë asnjërin nga partnerët e koalicionit. Dihet që z. Veseli është lider i koalicionit, ndërsa z. Haradinaj është kryeministër dhe në këtë aspekt është një nismë dhe një angazhim i përbashkët që besoj është vlerësuar që ka dalur shumë i suksesshëm.
Mendoj dhe jam shumë i sigurtë që në asnjë rrethanë, atë që e ka deklaruar edhe kryetari Veseli ne nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në. Kjo është esenciale dhe njëkohësisht nuk është kërkesa për t’a hequr tarifën doganore, por për ta pezulluar, për t’i hapur rrugë vazhdimit të dialogut. Ndërsa, po e ritheksoj edhe një herë, SHBA-të janë shteti që jo vetëm aktualisht, jo vetëm në historinë e re, por edhe në historinë e më thellë nëse futemi në histori ka qenë krahë shqiptarëve gjithmonë dhe veçanarisht krahë Kosovës dhe krahë qytetarëve të Kosovës”shtoi Reçica.

I pyetur se BE-ja ka kërkuar që Trepça të diskutohet në Bruksel, që në një mënyrë u shprehë kundër vendimit të Kuvendit të Kosovës (për Trepçën).

Deputeti ferizajas nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, në një intervistë për Ballkani.info ka folur lidhur me zhvillimet e fundit të Kosovës, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme, pastaj rreth pezullimit të taksës, reagimit të BE-së për vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën.

Reçica foli edhe për gjykatën special dhe se a prêt ai personalisht ftesë nga Gjykata Speciale ku tha se “Unë mendoj që deklarimet tona çfarë kanë qenë, përkundër që ne e kemi votuar edhe Gjykata edhe Prokuroria janë të Kosovës. Ne kemi qenë në një moment shumë të ndjeshëm politik dhe kisha për të thënë të raporteve ndërkombëtare, edhe e kemi votuar për të dëshmuar që UÇK-ja ka qenë ushtria që ka bërë një luftë më të pastër nga të gjitha ushtritë.

Është ushtria që është krijuar dhe fuqizuar më shpejt se secila ushtri kudo në botë dhe është ushtria që së bashku me aleatët dhe së bashku më SHBA-të, NATO-në dhe shtetet e BE-së ka arritur të realizojë lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin që është në zhvillim e sipër. Në kuadër të kësaj, ne jemi shumë të sigurtë që përkundër trumbetimeve, përkundër faktikisht angazhimeve të fuqishme të Serbisë dhe aleatëve të saj, që për të prezantuar me informacione të rrejshme UÇK-në si një diçka të tillë, UÇK-ja ka me e dëshmu dhe kushdo që ballafaqohet apo përballet me këtë gjykatë, do të dëshmojë se ka qenë ushtri e popullit, ushtri çlirimtare dhe ushtri që ka luftuar për lirinë e vendit dhe jo për t’i dëmtuar të tjerët.
Askush nuk mund të dijë se kush do të ftohet dhe në çfarë cilësie do të ftohet. Ne jemi deklaruar që kushdo që të ftohet, përfshirë edhe mua në këtë rast, do të duhej t’i përgjigjemi kësaj gjykate, sepse është e jona dhe vetë e kemi votuar”.

Po ashtu Reçica foli edhe për lobimin e Serbisë për tërheqjen e njohjeve si dhe për mos antarësimin e Kosovës në INTERPOL“Po shihet, vetë fakti që Serbia po i prezanton ato si tërheqje të njohjeve, është e qartë se është angazhim i Serbisë në të gjitha format dhe në të gjitha mjetet e mundshme të cilat i ka në dispozicion shteti serb kundër Kosovës. Në kuadër të kësaj, njeriu që është rritur si politikan dhe kisha për të thënë edhe si karakter, edhe si njeri, prej vetë kasapit të Ballkanit, Millosheviqit, është më aktivi është ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Në kuadër të kësaj, nuk shoh ndonjë angazhim përtej kësaj që është angazhim thjeshtë serb. Ne nga Ministria e Punëve të Jashtme marrim informacione se deri më tani vetëm një shtet e ka tërhequr njohjen dhe në kuadër të kësaj pastaj po i njëjti shtet ka drejtuar një shkresë organeve tona që njohja ende qëndron.
Nuk e ka krejt atë potencial Serbia dhe atë fuqi për të ndikuar vetë. Por, Serbia dhe aleatët e saj, e në këtë rast Rusia, ka punuar më shumë sesa Serbia që Kosova të mos bëhet pjesë e INTERPOL-it. Në kuadër të kësaj ka humbur INTERPOL-i, ka fituar krimi, kanë fituar kriminelët, se nuk do të duhej të ketë kriter dhe nuk do të ketë derë të mbyllur për t’ia pamundësuar cilitdo shtet që të jetë pjesë e INTERPOL-it. INTERPOL-i nuk do të keqen, INTERPOL-i angazhohet që të gjitha shtetet që janë pjesë e INTERPOL-it të kenë informacionet secila veç e veç dhe të gjitha së bashku për ata të cilët palnifikojnë dhe bëjnë keq” tha Reçica.

I pyetur se a e përkrahë PDK dhe vetë ai idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve,Reçica shtoi se “PDK-ja e ka qëndrimin e qartë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekur, sovraniteti i Kosovës është i paprekur, nuk ka shkëmbim territorësh dhe nuk ka pushtet të mesëm.Dhe se as ai vetë nuk e përkrah idenë e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh.

Në fund Reçica tha se “Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike, theksoj se institucionet e Kosovës që merren me politikë të jashtme dhe kjo nënkupton nga Presidenti, Qeveria, Ministri i Punëve të Jashtme, Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, duhet të jenë më të koordinuara dhe të jenë më proaktive, në mënyrë që ta pengojnë Serbinë kudo që ajo tenton të ndikojë në tërheqjen e njohjeve, por edhe në prishjen ose në zbehjen e raporteve të shteteve të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës ose që janë në proces të njohjes së Kosovës” u shpreh deputeti I PDK-së Elmi Reçica./Ballkaniinfo/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img