26,11,2024

“Nuk dua të vdes me para në bankë”, paguan shkollën e fëmijëve të punëtorëve

Must Read

“Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë”. 

Është gati 80 vjeç Vinicio Bulla, një biznesmen nga Caltrano, një provincë në Itali me 2500 banorë në Altopiano di Asiago. Ai zotëron kompaninë “Rivit Spa” që prodhon çelik special i cili përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.

Ka rreth 150 punëtorë në kompani të cilëve u ka ofruar mbështetje për shkollimin e fëmijëve. Me një vendim të tij, pasuria është ngrirë në bankë. Ai dhuron 3 mijë euro për adoptimin e një fëmije nga punëtorët e tij ndërsa paguan 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij qofshin në çerdhe, kopsht apo universitet. ©LAPSI.al / KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img