Ndonëse sukseseve të fundit në grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, kompania regjionale “Pastërtia” përballet me problemin e mekanizimit të vjetruar dhe mos respektimin e orarit nga qytetarët. E para lidhet me fondet, ndërsa për këtë të dytë zyrtarët e kësaj kompanie kanë kërkuar një përgjegjësi më të madhe qytetare dhe një kontroll më të madh institucional. Kjo në funksion të rritjes së funksionalitetit të ndërmarrjes.
Dy janë problemet me të cilat aktualisht po përballet Kompania Rajonale për Mbeturina”Pastërtia”.Mos respektimi i orarit të hedhjes së mbeturinave dhe mekanizimi i vjetruara, po shihen nga menaxhmenti si probleme në këtë kompani. Menaxheri regjional i operativës, Agim Rexhepi, ka thënë se këto dy aspekte përbëjnë vështirësitë kryesore në funksionalitetin e kompanisë..
Në anën tjetër edhe përgjegjësi i operativës për Ferizaj, Besim Shabani , ka folur për këto dy probleme, duke vë në dukje se angazhimi në baza ditore nuk mungon Pavarësisht këtyre problemeve, komuna e Ferizajt në vazhdimësi vitin e kaluar i është përkushtuar mirëmbajtjes së ambientit. Kompania “Pastërtia” në vazhdën e kësaj ka eliminuar një numër të madh të deponive ilegale, ndërsa suksesshëm ka qenë e përfshirë edhe në aksionin e madh “Ta pastrojmë Kosovën.
Revitalizimi i kapaciteteve teknike mbetet synim i kompanisë. Kjo siç po duket edhe po u shkakton telashe kur dihet se transporti i mbeturinave bëhet jashtë komunës së Ferizajt. Kjo në të njëjtën kohë e rritë koston e shërbimit.
Synimi i kompanisë për këtë vit mbetet zgjerimi i zonës së shërbimeve dhe përmirësimi i shërbimit përmes mekanizimit. Kompania “Pastërtia” në vazhdimësi është përballur me probleme të natyrave të ndryshme. Është momenti i fundit që kësaj kompanie t’i ndihmohet në regjenerimin e mekanizimit. Së fundi edhe institucionet e pushtetit kanë bërë të ditur se mjetet e grandit të fituara në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”,do të shkojnë në përmirësimin e aspektit teknik në këtë ndërmarrje.