28,11,2024

NGA KJO DATË MJEKËT E SHËRBYESIT MARRIN PAGAT ME RRITJE

Must Read

Të shtunën, Kuvendi i Kosovës miratoi amandamentet për Ligjin e Pagës që nënkuptonin ngritje për shumë shërbyes që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Një nga kategoritë që përfitoi më së shumti është ajo e mjekëve specialistë, shkruan Gazeta Shneta.

Në bazë të koeficientit të ri, mjekët specialistë tani do të paguhen nga 1,200 euro pagë bazë bruto në muaj, nga afro 600 sa ishte gjerë tani.

Por, derisa të vijë koha e kësaj page, mjekët dhe të gjithë shërbyesit e tjerë të cilëve iu ngritën pagat do të duhet të presin disa muaj.

Një nga amandamentet e miratuara dje, thotë se vendimet hynë në fuqi plot nëntë muaj pas publikimit të vendimeve në gazetën zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, pagat me ngritje do të vijnë vetëm në fillimin e tremujorit të fundit të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img