27,11,2024

TË SHTUNËN PRITET TË MOS REALIZOHEN FLUTURIMET NË AEROPORTIN E PRISHTINËS

Must Read

Kaos mund të shkaktohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas të shtunës.

Aeroplanët nuk do të mund të fluturojnë e as aterrojnë, nëse të 22 kontrollorët e Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror, vendosin të hyjnë në grevë, raporton KTV.

Greva do të ndodhë nëse Qeveria nuk i heq nga lista e pagave në projektligjin e pagave, me të cilën atyre u zbriten rrogat nga 200 e deri në 500 euro.

Artan Hasani, i cili kryeson sindikatën e kontrollorëve të ASHNA-së, ka thënë për Kohavisionin se është e papranueshme hyrja e kontrollorëve në projektligjin e pagave.

Hasani ka theksuar se ata nuk janë pyetur nga askush dhe as që janë konsultuar nga Kuvendi për një gjë të tillë, andaj ata do të ndërmarrin hapa konkret që nga e shtuna.

Besian Hysaj, që është shefi i divizionit të kontrollorëve të ASHNA-së, ka folur për punën e tyre specifike dhe deficitin e kuadrove për një punë të tillë.

Ai ka theksuar se ekziston rreziku i zvogëlimit të stafit, për shkak të rrogave mjaft të mëdha që i ofrojnë shtetet e evropiane dhe ato të Lindjes për një pozitë të tillë.

KTV-ja ka tentuar të marrë qëndrimin e kreut të Komisionit për Administratë Publike dhe Media, Nati Hasani, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të televizionit.

Në projektligjin e ri të pagave, ata janë renditur në koeficientet 8, 7.5,7, 5.5 dhe 4.

Nga 2,288 euro sa e kishte rrogën bazë për muajin janar, menaxherit të Departamentit për Shërbimin Ajror, me ndryshimet e reja, paga do t’i zbritet në 1,912 euro.

Ndërkaq, shefit të divizioneve, rroga do t’i lëvizë nga 2.132 euro në 1,792 euro.

2,028 euro janë të përcaktuara sipas rregullores së re të ASHNA-së, që të marrë në muaj mbikëqyrësi i ndërrimit, por me ndryshimet e reja, rroga zbret në 1,673 euro.

Por, zbritje më të madhe janë bërë për kontrollorët e trafikut ajror, me ç’rast paga e tyre bazë që ishte 1,872 euro, me ligjin e ri do të zbresë në 1314 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img