Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare.
Mozzik dhe Loredana Zefi kanëp bashkuar forcat në projektin e ri muzikor që e kanë shoqëruar me video të veçantë.
“Romeo & Juliet”, titullohet kënga e dyshes teksa dëgjohen duke kënduar edhe në gjuhën gjermane.
Loredana Zefi (Foto YouTube)
Videon e këngës e ka xhiruar kompania e mirënjohur shqiptare, Entermedia gjersa producent i saj është vetë reperi.
Theksojmë se javë më parë çifti janë bërë prindër të një vogëlushe të pagëzuar me emrin Hana.
Ndryshe, dyshja që po njihet kohët e fundit si “Bonnie & Clyde” kanë paralajmëruar edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë koncerte të ndryshme.