26,11,2024

Bekim Ademi emërohet drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Must Read

Pas emërimit të drejtorit të deritanishëm të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha në pozitën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu me qëllim mos krijimin e vakumit institucional në sektorin e shëndetësisë për pozitën vakante të kreut të kësaj drejtorie, ka marr vendim për emërimin e Bekim Ademit, drejtor të ri të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj.

Në një koktej falënderues për bashkëpunimin e deritanishëm me drejtorin e deritanishëm të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, i pari i Ferizajt, Agim Aliu kumtoi këtë vendim para kabinetit qeveritar lokal. Ai ndër të tjera rezervoi fjalët më të zgjedhura për ish drejtorin Berisha, duke u shprehur mirënjohës për punën e tij të deritanishme në këtë sektor si dhe duke i uruar punë të mbarë e suksese në detyrën e re.
Ndërkohë, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i uroi mirëseardhje drejtorit të ri të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, i cili me profesion është magjistër i shkencave juridike, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe gjithë qeverisjes lokale në implementimin e nismave zhvillimore në segmentin e shëndetësisë.
Falënderues për bashkëpunimin e deritanishëm dhe realizimin e shumë objektivave në fushën e shëndetësisë, u shpreh edhe ish drejtori Berisha, i cili u shpreh se qeverisja e udhëhequr nga kryetari Aliu është shembull i një qeverisje korrekte, të angazhuar në drejtim të zgjidhjes së halleve të qytetarëve dhe transparente.
Me plane konkrete për këtë sektor dhe realizimin e analizës së sfidave në shëndetësinë lokale, u shpreh drejtori i ri i kësaj drejtorie, Bekim Ademi. Ai tha se e ka për nder të jetë njëri ndër drejtorët e qeverisë lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, kur mirëfilli bëhet i qartë vizioni, angazhimi dhe motivi për të realizuar me përpikëri objektivat qeverisëse në fushën e shëndetësisë.

Me mikpritjen e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale, drejtori i ri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, që nga sot nisi punën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img