10,01,2026

Tre vite burgim për personat që u kapën me rreth 20 kilogram marihuanë

Must Read

Tre persona janë dënuar me tre vite burgim dhe me dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve I. Rr. dhe A. Rr. në kohëzgjatje prej tre vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Siç bën të ditur kjo Gjykatë, të akuzuarit, me datë 26.08.2018 në fshatin Novosellë të Komunës së Kamenicës, janë zënë nga zyrtarët policor në flagrancë duke shkarkuar substancën narkotike nga vetura e tyre dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre është gjetur sasi e përgjithshme e llojit “marihuanë” prej 19.370 gramë.

Me këto veprime të akuzuarit I. Rr. dhe A. Rr. kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img