10,05,2025

Kosnetti takon Thaçin, Veselin dhe Haradinajn

Must Read

Zhvillimet e fundit politike rreth dialogut dhe taksës ndaj Serbisë pritet të jenë tema më e rëndë edhe e ditës së sotme për institucionet e Kosovës, raporton Koha.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë filluar para pak çastesh takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Takimi po mbahet në zyrën e presidentit. Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.

Edhe të mërkurën kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-ja kërkon pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img