Ferizaj. 30 01.2019. Vendkalimet e hekurudhës po vazhdojnë të jenë pika shumë të ndieshme për kalimtarët dhe makinat në Ferizaj.
Në rrugën “Driton Islami” sërish janë befasuar vozitësit e makinave kur rreth orës 18:20 në vendkalimin mbi hekurudhë kanë hasur në një person i cili ka ndaluar makinat deri sa ka kaluar treni, por nuk kanë parë barriera të lëshuara.
“Ishte problem i barrierave automatike apo kishte ndonjë problem tjetër nuk dihet por befasia tjetër ishte kur treni në mes të rrugës ndaloj dhe mori personin që ndaloj makinat. Ndoshta kjo është ndonjë rregull e re më të cilën “Trainkos” po e rregullon komunikacionin në këto kryqëzime” thotë një vozitës i cili ka dërguar edhe videon e kësaj ngjarje në Ferizajpress.
Nuk është rasti parë që në këtë vendkalim kanë dështuar barrierat, dhe shumë herë vozitësit kanë alarmuar për këtë dukuri.
Dy vite më parë Ministria e Infrastrukturës kishte bërë publike se ka siguruar një vlerë prej rreth 200 milion euro për rehabilitimin e Hekurudhave të Kosovës e që është thënë se pjesa e Ferizajt do të jetë një nga përfituesit më të mëdhenjë, por ende nuk ka nodnjë lëvizje në këtë drejtim.