04,07,2025

Shembje dheu në rrugën magjistrale Hani i Elezit –Kaçanik (Foto)

Must Read

Rreth orës 21:00 në pjesën e rrugës magjistrale Hani i Elezit –Kaçanik ka ndodhur shembje dheu .

Sipas deklaratës së një  qytetari i cili  këto momente ka kaluar në këtë pjesë , e i cili ka dërguar edhe foto në redaksinë e Ferizajpress shihet se dheu ka mbuluar një pjesë të rrugës.

Sipas deklaratës së këtij qytetari   pas kësaj shembje të dheut   në këtë pjesë po kalojnë vetëm makinat e vogla ndërsa  komunikacioni është ndërprerë për kamionë dhe makina të mëdha.

Kjo shembje e dheut ka ndodhur  afër vendi  ku më herët ka pasur shembje dheu, nga ana e rrugës në drejtim të Kaçanikut, andaj apelohet për kujdes në vozitje.

Për këtë sipas zëvendëskomandantit  të Policisë në Ferizaj,  Basri Shabani, janë dërguar mënjhëherë ekipe të policisë për të kontrolluar terrenin dhe së bashku me operatorët ekonomik të menaxhojnë  këtë situatë  dhe evitojnë këto pengesa eventuale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img