07,05,2024

Getinjo ‘godet’ politikanët: Ne nuk e degjenerojmë shtetin, por ju e keni bërë

Must Read

Ka tash e sa ditë që në media është shpallur një debat i hapur mes artistëve dhe politikanëve.

Disa nga deputet e Kuvendit kanë shprehur mendimin se duhet censuruar këngët që flasin dhe promovojnë përdorimin e drogës, gjë e cila ka çuar në reagim vet interpretuesit e këtyre këngëve.

Reperët Tayna dhe Buta janë dy nga emrat të cilët nuk kanë hezituar që të dalin hapur kundër kësaj çështjeje, e duket se të njëjtin mendim me ta e ndan edhe reperi Getinjo.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa video, ku ka thënë se nuk është ndjerë aspak mirë me ato çfarë ka dëgjuar nga politikanët.

Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe faktin që degjenerim sipas tij në Kosovë është vet politika, dhe jo muzika.

“Ne dimë edhe me i gëzu njerëzit edhe me i bë me buzëqesh, por ju a na keni bërë me qeshë ndonjëherë. Ne nuk e degjenerojmë shtetin, ju e keni degjeneru”, thotë reperi nga Ferizaji në videon e ndarë me ndjekësit.

Tutje, ai e ka përmbyllur reagimin e tij duke u sugjeruar politikanëve që të merren me punë tjera që sipas tij janë më primare, dhe më pas të merren me punën e artistëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img