28,04,2024

Kryetari i Federatës së Skitarisë thotë se s’ka siguri për skijim në Brezovicë

Must Read

Pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, është vlerësuar se përveç rrugëve të rrezikshme për të shkuar në qendër, rrezik të përhershëm përbëjnë ortekët.

Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi u tregua mjaft i ashpër me organet komunale për mospastrimin e borës dhe menaxhimin e Qendrës së Skijimit në Brezovicë, transmeton kp.

“Rruga është e tmerrshme, është në një formë e pastruar, në atë formë në të cilën dy makina nuk mund të kalojnë, aty është rreziku i parë. Rreziku i dytë është duke ardhur rrugës, është orteku që çdo vit bie. Do të thotë bie me qindra tonelata borë, tash kush e ka fatin nesër apo pasnesër, apo kurdo që lëshohet ajo, unë nuk e di dhe ai është rreziku i dytë. Edhe në pistat e skijimit nuk ka ndonjë rrezik, por duhet të jenë të shtypura ashtu siç kemi kërkuar nga qendra e skijimit, jo vetëm nga kjo, por nga të gjitha qendrat e skijimit në Kosovë. Ne si Federatë e Skijimit e kemi parë se nuk ka siguri për sikijim deri sa nuk zgjohen së pari ortekët që janë prezent”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img